Mynih Max-Weber-Platz
Mynih Max-Weber-Platz

Ne e duam Mynihun sepse...

Ne e duam Mynihun sepse është një qytet kozmopolit që njëkohësisht arrin të ruajë karakterin tradicional bavarez. Në verë mund të shijoni një nga kopshtet e shumta të birrës me miqtë, të bëni zgarë me familjen tuaj në brigjet e lumit Isar ose ecje përgjatë Kopshtit të bukur Botanik. Mynihu ofron hapësira të shumta të gjelbërta mu në zemër të qytetit. Yjet e filmave, muzikës dhe sportit shijojnë shëtitjet në Maximilianstrasse, darkën e bërë nga kuzhinierët e famshëm dhe dalin për të kërcyer në një nga klubet e famshme të Mynihut. Për vetëm një udhetim të shkurtër me makinë, ju mund të shijoni aktivitete zbavitëse të tilla si ecje dhe ski në Alpe, e nëse shkoni pak më tutje, do të gjeni veten në Itali. Mynihu është qyteti i kontrastit midis historisë dhe mënyrës së jetesës moderne të shekullit 21, kjo pasqyrohet edhe në arkitekturën e tij.
 

Personat lokal të kontaktit:

Anna dhe Jochen Zielinski

  • 20 dhoma

  • Për rezervime kontaktoni: +49 8723 97871-2200, E-Mail: reservations[at]mkhotels.de

  • Recepsioni qëndron i hapur deri në 2:00 të mëngjesit, pas kësaj ore regjistrimi do të bëhet vetëm nëpërmjet terminalit tonë online.