Nin - Rreth nesh
Rreth nesh

The mk | hotels

Kur planifikuam mk | hotel-in tonë të parë në Mynih në vitin 2009, qëllimi ynë fillestar ishte të siguronim akomodim me cilësi të lartë për punonjësit e kompanisë sonë mëmë Lindner Group, e cila është një kompani ndërtimi ndërkombëtare, dhe në të njëjtën kohë të shmangim vendet vakante në mjediset tona sa herë që punonjësit tanë nuk janë në qytet. Emri i hoteleve tona shkon pas në kohë, aty ku ky divizion biznesi ka rrënjët: Mariakirchen. Në këtë fshat idilik, në vitin 2003, ne hapëm fabrikën tonë të parë të birrës dhe beergarden-in, Schlossbräu Mariakirchen. Në vitin 2007 u themelua Schlossparkhotel Mariakirchen. Si birraria jonë ashtu edhe hoteli gjenden pranë një kështjelle.

Koncepti i mk | hotel rezultoi të ishte i sukesshëm. Në vitet në vijim hapëm degë në Frankfurt, Eschborn, Berlin, Stuttgart,Munich dhe Remscheid. Disa nga hotelet mbajtën lidhje me degët e Lindner Group, disa prej tyre filluan të pavarur. Planifikimi për dy hotele të tjera tashmë ka filluar. Të gjitha hotelet tona drejtohen nga njerëz të mrekullueshëm. Ata janë mikpritës të përkushtuar që e duan vendin e tyre të origjinës dhe ofrojnë shërbim të sinqertë dhe të ndershëm.

Me mk | apartamente në qytetin Kroat të Ninit kemi plotësuar gamën tonë të shërbimeve me shtëpitë e pushimeve në një nga rajonet më mahnitëse të Europës. Ne i qëndrojmë besnikë motos tone: të vejmë në dispozicion të klientëve tanë vende të përsosura me kushte tërheqëse.

Pavarësisht vendndodhjes së hoteleve tona, ne kemi zgjedhur një klasifikim prej dy, tre ose katër yjesh. Ju lutemi na jepni mendimin tuaj pas qëndrimit me ne në mënyrë që të mund të permiresohemi.