Nin - Rreth nesh - FAQ
FAQ

Pyetjet më të shpeshta

Jo vetëm kur ndjehesh i uritur... 
Në guzhinën e pajisur plotësisht, ju do të gjeni gjithçka që ju nevojitet për të përgatitur mëngjes, vakte të vogla ose darkë në shtëpi: frigorifer, furrë, sobë dhe paisje bazë guzhine si gota, pjata, etj., gjithashtu aparat kafeje dhe thekëse buke.

I freskët dhe i gjallë...
Banjat moderne të vijë me një dush, tharëse flokësh, pasqyrë kozmetike dhe një përzgjedhje të tualeteve një përdorimëshe.

Të sapolara...
Paketa jonë e lavanderisë përfshijnë çarçaf , si dhe një numër të mjaftueshëm peshqirësh.

Ju dëshironi të paguani…
E keni bërë tashmë këtë! Ne kërkojmë të kuptoni se 100% e pagesës do të bëhet paraprakisht jo më vonë se 14 ditë para mbërritjes. (20% paradhënie brenda 10 ditëve, 80% e bilancit 14 ditë para mbërritjes.) Për 14 ose më pak ditë në mes të prenotimit dhe mbërritjes, çmimi total i qëndrimit tuaj duhet të paguhet në llogarinë e qiradhënësit.)

Mbërritja më në fund…
zakonisht dhoma juaj do të jetë e disponueshme në orën 1400 të ditës suaj të mbërritjes. Natyrisht nëse mbërrini më herët dhe dhoma juaj është gati, ju mund të hyni më herët. Përndryshe, me kënaqësi do të kujdesemi për valixhet tuaja, që ju të mund ta kaloni kohën duke eksploruar qytetin.

Koha për të thënë mirupafshim…
është në ditën tuaj të nisjes në orën 1000. Nëse keni nevojë për dhomën tuaj më gjatë se kaq, ju lutemi kontaktoni me recepsionin paraprakisht. Më pas ne do të kontrollojmë për disponueshmërinë dhe për kostot shtesë.

Do të donit të na shkruani përshtypjet tuaja…
atëherë ne ju ftojmë që ta bëni këtë publikisht - nëpërmjet portaleve në internet ose në recepsion. Gjithashtu vlerësojmë kritika e çiltra dhe konstruktive, pasi kjo na ndihmon të përmirësojmë gamën tonë të shërbimeve dhe cilësinë e tyre.

www…
Vetëm lidhuni dhe hyni. Nëse keni probleme me lidhjen, recepsiopni do t'ju ndihmojë me kënaqësi.

TV satelitor...
Apartamente tona janë të pajisura me TV me ekran të sheshtë 40 inç dhe një shumëllojshmëri të programeve televizive.

Pushimi është i rëndësishëm…
Për këtë ne ju kërkojmë të mos bëni zhurmë pas ores 10 të darkës.

Ku ta lësh makinën tënde…
parkingjet tona ofrojnë hapësirë për makinën tuaj. Në varësi të hotelit, kjo mund të jetë kundrejt pagesës. Lutemi t’i drejtoheni recepsionit për informacione të detajuara.

Pirja e duhanit dëmton kuletën tuaj…
sepse hotelet tona janë të gjithë ambiente ku nuk lejohet duhani. Ju lutemi të përmbaheni nga pirja e duhanit në dhomat tona dhe në hapësirat e përbashketa. Nëse nuk i përmbaheni këtij detyrimi, ju do të paguani një gjobë prej €50,00 e cila shkon për pastrimin e veçantë që duhet të bëjmë si pasojë e ndotjes së shkaktuar. 

Zgjimi herët…
Bëhet I mundur nga TV në dhomën tuaj i cili ka një sistem të integruar për zgjimin. Luteni t'i drejtoni pyetjet tuaja tek recepsioni.

Hapu Sazam…
Karta juaj e aksesit nuk hap vetëm dhomën tuaj, por edhe hyrjen e hotelit gjatë orëve të vona të natës.