Qyteti i Mynihut - Rreth nesh - FAQ
FAQ

Pyetjet më të shpeshta

Nëse ndiheni keq ...
dhe keni nevojë për një mjek ose produkte farmaceutike, ju lutemi drejtohuni recepsionit. Pas 1000, mund të telefononi për ndihmë në numrin e telefonit në faqen tonë të internetit ose duke i rënë ziles në hyrjen e hotelit.

Fëmija juaj ka nevojë për një shtrat ...
nëse do të jetë e mundur ne jemi mëse të lumtur t’jua sigurojmë një të atillë.

Të butë dhe të rehatshme ...
robdeshambret dhe pantoflat tona të cilat mund t’ua sigurojmë me kërkesë.

Ju dëshironi të paguani ...
përveç pagesave cash dhe kartave të debitit, ne gjithashtu pranojmë karta krediti Visa, MasterCard dhe American Express.

Mbërritja ...
Në përgjithësi dhoma juaj do të jetë e gati  në orën 14:00 të ditës suaj të mbërritjes. Natyrisht nëse mbërrini më herët dhe dhoma juaj është gati, ju mund të hyni më herët. Përndryshe, me kënaqësi do të kujdesemi për valixhet tuaja, që ju të mund ta kaloni kohën duke eksploruar qytetin.

Koha per te thene mirupafshim …
është në ditën tuaj të nisjes, në orën 1100. Nëse keni nevojë për dhomën tuaj për më gjatë se aq, ju lutemi drejtohuni recepsionit paraprakisht. Ne do të shohim nëse është e mundur dhe nëse do te ketë shpenzime.

Gjithmonë në shërbimin tuaj ...
është recepsioni. Nëse keni nevojë për ndihmën tonë jashtë kohës së pritjes, bjerini ziles në hyrje të hotelit ose na telefononi në numrin e telefonit në faqen tonë të internetit.

Le t'I japim fund përdorimit të faksit ...
por nëse ende keni nevojë për një të tillë, ju lutemi kontaktoni me recepsionin. Fakset hyrëse to t’ju përcillen.

Fotokopjimi dhe skanimi ...
cmund të bëhet tek recepsioni.

Uria në mëngjes ...
mund të shuhet në bufenë tonë të pasur. Mëngjesi shërbehet gjatë javës nga ora 630 deri në 1000 dhe në fundjavë dhe gjatë pushimeve zyrëtare nga ora 7:30 deri në orën 10:30.

MOS ! Keni harruar ...
Setin e higjinës orale, setin e rrojës, setin kozmetik, setin e qepjejes, përshtatës prize, karikues ose një sfungjer lustrues këpucësh - të gjitha sendet mund të merren tek recepsioni.

Do të donit të na shkruani përshtypjet tuaja ...
atëherë ne ju ftojmë që ta bëni këtë publikisht - nëpërmjet portaleve në internet ose në recepsion. Gjithashtu vlerësojmë kritikat e çiltra dhe konstruktive, pasi kjo na ndihmon të përmirësojmë gamën tonë të shërbimeve dhe cilësinë e tyre.

Nëse keni nevojë për ndihmë me valixhet tuaja ...
wne me kënaqësi do të kujdesemi për to. Mjafton ta kërkoni. Në ditën e nisjes, mund të lini valixhet tuaja dhe t’i merrni më vonë.

Rroba të pastra...
Ne e respektojme nënën natyrë, çarçafat ndryshohen dy herë në javë. Natyrisht, me kërkesën tuaj, këtë mund ta bëjmë më shpesh. Nëse dëshironi të merrni peshqirë të larë, ju lutemi lërëni peshqirët e përdorur në dyshemenë e banjës.

www…
Të gjitha dhomat dhe hapësirat publike kanë Wi-Fi falas. Vetëm lidhuni dhe hyni. Nëse keni probleme me lidhjen, Departamenti i IT-së, i Lindner Group do t'ju ndihmojë me kënaqësi. Në mënyrë altenative, ne ofrojmë kompjutera, tabletë me qira. Printeri është gjithashtu në shërbimin tuaj kundrejt një pagesës.

Gjumi i rehatshëm ...
Bëhet në një krevat të mirë. Nëse keni nevojë për një jastëk shtesë (80x80 cm ose 60x80 cm), një jastëk qafe ose një batanije shtesë, do të ishim të lumtur t'jua sillnim. Ne i mbajmë këto shumëllojshmëri jastëkësh pikërisht për rehatinë e gjumit tuaj.

Pushimi është i rëndësishëm ...
Për këtë ne ju kërkojmë të mos bëni zhurmë pas ores 10 të darkës. Mos harroni që ne jemi në shërbimin tuaj 24/7. Hapësirat publike mbulohen nga CCTV.

Arti i qepjes ...
mund të bëhet nga vetë ju me një nga setet tona të qepjes. Ne gjithashtu mund të kujdesemi për qepje të vogla për ju.

Mbërri shpejt ...
falë vendodhjes qendror të hoteleve tona dhe afërsisë me transportin publik. Recepsioni mund t'ju tregojë më shumë për mënyrën më të përshtatshme për të lëvizur nga një vend në tjetrin.

Ku ta lësh makinën tënde ...
parkingjet tona ofrojnë hapësirë për makinën tuaj. Në varësi të hotelit, kjo mund të jetë kundrejt pagesës. Lutemi t’i drejtoheni recepsionit për informacione të detajuara.

Pirja e duhanit dëmton kuletën tuaj ...
bsepse hotelet tona janë të gjithë ambiente ku nuk lejohet duhani. Ju lutemi të mos pini duhan në dhomat dhe në hapësirat e përbashketa. Nëse nuk i respektoni këtë detyrimi, ju do të paguani një gjobë prej €50,00 e cila shkon për pastrimin e veçantë që duhet të bëjmë si pasojë e ndotjes së shkaktuar.

Mbrohuni nga shiu ...
me çadrat tona. Ju mund të merrni hua tek recepsioni ose të blini pranë makinave të shitjes. Tani qyteti është i juaji për tu eksploruar, madje edhe në shi!

Të lara, hekurosura nga ne ose nga pastrimi kimik…
do të jenë rrobat tuaja brenda 24 orëve. Luteni të kontaktoni recepsionin për këtë shërbim.

Me shkëlqim...
Me kënaqësi do të pastrojmë këpucët tuaja kundrejt pagesës prej €3.00. Ju lutemi sillini këpucët tuaja gjatë orarit të pritjes, përdorni makinën tonë të pastrimit të këpucëve ose kërkoni një kuti pastrimi këpucësh tek recepsioni.

Kur uria godet papritur ...
Maxibaret tona ofrojnë pije freskuese, ushqime të shpejta dhe shumë të tjera. Gjatë orarit së pritjes, ekipi ynë do të jetë i lumtur t'ju shërbejë.

SKY - më shumë se televizioni ...
dhomat tona ofrojnë Sky premium TV me 5 kanale.

Shërbim taksi, mikrobus ose limuzinë ...
do të thirren për ju që të jeni në vendin dhe kohën e dëshiruar.

Telefon fiks…
Nëse dhoma juaj nuk ka telefon, mund të përdorni telefonin portativ tek recepsioni.

Zgjimi herët...
Bëhet i mundur nga TV në dhomën tuaj i cili ka një sistem të integruar për zgjimin. Luteni t'i drejtoni pyetjet tuaja tek recepsioni.

Lajmet dhe historitë ...
shumëllojshmëri gazetash dhe revistash janë në dispozicionin tuaj tek bufeja ne mëngjes si dhe në hapësirat e përbashkëta.

Hapu Sazam ...
Karta juaj e aksesit nuk hap vetëm dhomën tuaj, por edhe hyrjen e hotelit gjatë orëve të vona të natës.

Sigurohu...
Kasaforta e hotelit gjendet tek recepsioni.

Zini një vend ...
Ne do të sjellim me kënaqësi një stol banje në dhomën tuaj nëse dëshironi.

Eksploroni qytetin ...
me biçikletë me qira, të cilën, nëse kemi në dispozicion, ju mund ta merrni për €8.00 në ditë tek ne.

Asnjë rrudhë ...
Ne mund të sjellim në dhomën tuaj një tavolinë hekurosje. Në mënyrë alternative, përkundrejt pagesës, ne mundi ti hekurosim rrobat tuaja brenda një ore.