Rüsselsheim - Co Working - Stafi
Stafi

Personat e kontaktit

  • Arno Sonderfeld

    SHefi I mk | hotelS

    Arno vjen nga Remscheid, një qytet në Bergisches Land, dhe tani jeton në Bavarinë e Poshtme me familjen e tij. Është këtu ku ideja për mk | hotel erdhi në jetë dhe ku ndodhet zyra qendrore. Arno fillimisht mësoi gastronomi dhe më vonë u diplomua në menaxhim hotelesh. Pas një periudhe të shkurtër në një mjedis industrial, ai është rikthyer në profesionin e tij për njëfarë kohe, duke iu përkushtuar plotësisht hotelit, gastronomisë, eventeve, organizimit të kompanisë dhe natyrisht gjithçkaje rreth "Reinheitsgebot" bavarez me disa fabrika birre nën drejtim. Kur ai është në zyrë ju mund ti drejtoheni për absolutisht cdogjë. Arno viziton të gjitha hotelet si një nomad dhe do të kënaqej shumë duke u takuar dhe shkëmbyer ide me ju.

  • Nizar Ghandour

    DREJTOR I mk | hotel rüsselsheim

    Nizar u rrit në Kelsterbach dhe mori edukim për menaxhim hotelesh në Novotel Eschborn. Më pas ai kaloi vitet e para të punës në hotele të ndryshme me katër dhe pesë yje. Ai është i apasionuar mbi gastronominë, sidomos pijet dhe kokteilet. Ndërsa drejtonte restorante të ndryshme në Frankfurt si menaxher i operacioneve, ai ende gëzonte duke punuar në banak, duke nxjerrë birrë dhe duke tundur një shaker. Që nga 2013, Nizar ka qenë përgjegjës për mk | hotel frankfurt dhe eschborn si një operator i pavarur dhe ai do të jetë personi juaj kryesor i kontaktit në mk | hotel rüsselsheim. Në kohën e lirë ai preferon të luajë basketboll dhetë riparojë makina epoke. Burimi i energjisë së tij të pafund është familja e tij, veçanërisht fëmijët e tij.

  • Monique Ghandour

    MENAXHERE HOTELI mk | hotel rüsselsheim

    Monique u zhvendos në Angli pas studimeve në menaxhimin hotelesh. Pas disa vitesh në Stratford-upon-Avon, vendlindja e Shekspirit, ajo kaloi një gjysmë viti në Zvicër, duke punuar në hotele të mëdha me katër yje. Pas kthimit në Gjermani dhe dy vitesh punë si menaxhere e zyrës, ajo ndryshoi fushë për të punuar për një zyrë avokatie dhe Bankën e Irlandës për shumë vite. Që në fillim ajo ka qenë e përfshirë në operacionet e mk | hotel frankfurt nëpërmjet rolit të burrit të saj atje dhe tani me zi ç'pret të jetë mikpritëse në mk | hotel rüsselsheim. Kur Monique ka disa minuta të lira nga puna dhe detyrimet familjare, mund ta gjeni duke bërë ushtrime fizike ose lexuar ndonjë libër.