Rüsselsheim - Hotel
Hotel

mk | hotel rüsselsheim

Hoteli ynë 4 yje mk | hotel rüsselsheim ka vendndodhje shumë të përshtatshme. Me një distancë 5 minuta në këmbë nga stacioni i trenit, ai shtrihet ne breg të lumit Main, pranë parkut dhe zonës pedonale.

Qoftë konferenca, takime kreative apo evente me banket - hapësira jonë e takimeve është e pajisur me mediume moderne multi-funksionale për prezantime.

Ambjenti ynë coworking - shtëpia juaj e dytë. Ne e dimë se sa e rëndësishme është një infrastrukturë e mirë ndërkohë që udhëtoni ose jeni në hapat e para të biznesit tuaj. Qoftë nevoja juaj për një zyrë për disa orë, javë ose disa muaj. Hapësira jonë e coworking është e pajisur plotësisht dhe ofron infrastrukturën që ju nevojitet 24 orë/ 7 ditë në javë.

Rüsselsheim Bräu kombinon modernen me tradicionalen. Kazanët e birrës prej bakri përhapin në tavernë një atmosferë të ngrohtë dhe komode. Birraria jonë shërben specialitete të pa filtruara të birrës artizanale dhe gjithashtu ushqime të zonës.

Arrini shpejtë në destinacionin tuaj - Frankfurt, Mainz dhe Wiesbaden - Rüsselsheim është e vendosur në mes të këtyre qyteteve.