Rüsselsheim - Rreth nesh - Stafi
Stafi

“Një kryevepër e vertetë“ – familja e mk | hotel rüsselsheim

Ne na pëlqen mikëpritja pasi e shohim veten si një biznes familjar. Të gjithë ndihmojnë së bashku me shumë dashuri, angazhim personal dhe profesionalizëm në mënyrë që të sigurohemi që çdo vizitor të ndihet si në shtëpi.

  • Arno Sonderfeld

    Menaxher i Përgjithshëm i mk | hotel

    • Akademia Steigenberger, Bad Reichenhall – Diplomuar në Administrim Hoteleri – Turizim
    • Sunset Bar, Kranz Parkhotel Siegburg – z/v Chef de Bar
    • Inagurimi I Radisson SAS, Cologne – Banakier
    • Maritim Hotel, Bonn – Praktik si Specialist Hoteli
    • Shkolla Amerikane e Banakiereve Barista Akademie, Munich – Banakier Amerikane
    • Shkolla profesionale Steigenberger në Hoteleri Biznesi, Bad Reichenhall

    Unë vij nga Remscheid, por shtëpia e familjes sime tani është në Bavarinë e Poshtme. Ky është edhe vendi ku ndodhet hoteli ynë i parë dhe administrata jonë kryesore. Duke qenë një mk | hotel "nomad", kam shumë gjëra përqark meje. Është shumë e rëndësishme për mua që të kemi një vesh të hapur për mysafirët dhe punonjësit tanë. Unë nuk jam përgjegjës vetëm për organizatën e kompanisë dhe proceset e saj, por edhe për zbatimin e risive dhe ideve të reja për hotelet dhe birrarit tona.

  • Nizar Ghandour

    Manaxher në mk | hotel rüsselsheim and Rüsselsheimer Bräu

    • Kuzhinë Urbane, Frankfurt
    • Frankfurt Botschaft, Frankfurt – Menaxher Biznesi
    • Ramada Hotel, Bad Soden dhe Diedenbergen
    • Innside Premium Suites, Frankfurt – Recepsionist dhe Menaxher Banketi
    • Novotel, Eschborn – Praktik Specialist Hoteli

    Zemra ime i përket gastronomisë dhe në veçanti pijeve të mira dhe koktejt. Kur isha menaxher nuk doja të humbisja mundësine e të qëndruarit pas banakut, të mbushja një birrë të freskët ose të suprizoja të ftuarit me koktejlet e jashtëzakonshme. Që prej 2013, unë jam përgjegjës për mk | hotel Frankfurt dhe Eschborn si operator i pavarur. Së bashku në Rüsselsheim, unë pres me padurim dy gjëra: të hapim një hotel tjetër dhe t’ju mundësojmë të ftuarëve diçka special në birrarën tonë të brendshme.

  • Monique Ghandour

    Menaxhere Hoteli  mk | hotel Rüsselsheim

    • Ramada Hotel, Bad Soden – Krye Recepsioniste
    • Ramada Hotel, Biel/Bienne (Zvicër)
    • Moat House Hotel, Stratford upon Avon (Britani e Madhe)
    • Dorint Hotel, Ëeimar – Recepsioniste
    • Dorint Parkhotel & Kongresszentrum, Bad Neuenahr – Parktikante si Specialit Hoteli

    Pas shumë vitësh në hotele me 4 yje si në Angli, Zvicër dhe Gjermani, mora një pushim nga hoteleri biznesi dhe punova si Menaxhere Zyre në të drejtën ndërkohmbëtare dhe biznes banker. Përgjatë kësaj kohe, kam mbështetur bashkëshortin tim në biznesin e hotelit dhe tani pres me padurim të jemi hostess sërish.

  • Christoph Heller

    Prodhues Birre në Remscheider dhe Rüsselsheimer Bräu

    • Barfüßer Hausbrauerei, Ulm dhe Reutlingen
    • Fürstenberg Brewery, Donaueschingen – Parktike si prodhues Birre dhe Malte

    Unë kam kryer parktikën si Prodhues Birre një një birrari të madhe në Fürstenberg në Pyllin e Zi. Përgjatë kësaj kohë, kam mësuar që birra industrial nuk ka pothuajse asnjë lidhje me zejtarinë e birrës. Menjëherë pasi mbarova praktikën, fillova të krijojë përvojën artizanale në fabrikën e birrës Barfüßer në Ulm dhe Reutlingen. Ky profesion u bë thirrja ime. Përgatitja e një birre të shijshme vetëm nga përbërësit natyralë dhe duke parë mysafirët e kënaqur prej saj, absolutisht që më zbukuronin ditën. Tani mezi pres të krijoj një birrë të ndershme me karakter për njerëzit e Rüsselsheim. 
     

  • Lara Linz

    Zëvendës Menaxher Pritje

    • Best Western Amedia Aeroporti i Frankfurtit, Raunheim
    • Robinson Club Nobilis, Belek
    • Hilton Mains dhe Hilton Mains City
    • Hitlon, Mainz
    • Praktikant si Specilist Hoteli

    Të gjitha filluan në vitin 2005, kur prindërit e mi rezervuan pushimet – qëndrimi ynë i parë në hotel. Valixhet tona ishin mbushur me plot gjëra dhe ne me plot entuziazëm. Ky qëndrim më la shumë përshtypje. Në fund, një gjë ishte e qartë: Unë doja të kthehesha në një hotel! Fitova përvojën time të biznesit si recepsioniste dhe u përkushtova plotësisht për të qenë pritëse. Çdo mysafir duhet të ndihet i mirëpritur dhe i shërbyer mirë. Duke qenë pjesë e konceptit unik të mk | hotel rüsselsheim sigurisht që më bën krenare.

  • Vasiliki Apostolidou

    Recepsioniste

    Avantazhi i gastronomisë:  Çdo ditë është unike. Kërkon përpjekjen tuaj dhe sjell sfida të reja që kërkojnë që ju të jeni të gatshëm të mësoni diçka të re çdo ditë. Edhe kur isha fëmijë, unë isha i magjepsur nga dhuntia dhe ambicia unike e hoteleve që prindërit e mi rezervonin pushimet tona. Në ditët e sotme, nuk e kaloj kohën time vetëm në hotele recepsioniste, jam bërë "pjesë e saj". Pas trajnimit tim si Specialiste në Hotel, fillova të punoj si recepsionist, mbikëqyrës i ndërrimit të turneve dhe asistente banaku në hotele të shumta me katër yje. Për të ekuilibruar punën më pëlqen të udhëtoj dhe të njoh kultura dhe njerëzë nga e gjithë bota.

  • Elisabet Kollia

    Asistente Shërbimi

    • NH Hotel, Frankfurt Niederrad
    • Best Western Aeroporti i Frankfurtit, Raunheim
    • Mercure Hotel Wings Aerporti i Frankfurtit, Raunheim

    Të punosh në gastronomi është shumë argëtuese për mua. Më sjell shumë kontakte me vizitorët dhe ofron mundësi të shumta për të mësuar. Më pëlqen të përziej koktej, si dhe të marr porosi e të shërbej ushqim dhe pije.

  • Despoina Aslanidou

    Asistente Shërbimi

    Kur pyesni një fillestar si unë pse më pëlqen kaq shumë gastronomia, shoh qartë fytyrat e lumtura dhe të kënaqura të vizitorëve. Shërbim do të thotë më shumë për mua sesa thjesht plotësim i dëshirave të klientit. Është arti për të mirëpritur një vizitor në një mjedis të panjohur dhe për ta bërë personin të ndjihet si në shtëpi. Jam vërtet e lumtur që jam pjesë e ekipit Rüsselshemer Bräu që në fillim.

  • Adina Iordache

    Drejtuese e Ekipit të Mirëmbajtes

    Kam punuar për shumë vitë në mk|hotel Frankfurt dhe e shijoj përgatitjen e ambienteve të pastra për qëdrimin e vizitorëve tanë. Pres me padurim sfidat e reja në mk | hotel rüsselsheim.

  • Carl Wooster

    Praktikant si Specialist Hoteli

    Unë kam zgjedhur këtë praktikë sepse për mua ky profesion premton në të ardhmen. Unë jam shumë i shoqërueshëm dhe tashmë pres ma padurim të bashkëpunojë me kolegët e mi dhe të ndërveprojë me të ftuarit tanë. mk | hoteli më tërhoqi me konceptin dhe modelin e tij modern. Duke qenë nga Rüsselsheim, më pëlqen veçanërisht që ky hotel i bukur u ndërtua në qytetin tim, me siguri që do të tërheqë shumë vizitorë.

  • Tim Diehl

    Praktikant si Specialist Hoteli

    Po kërkoja një praktikë emocionuese dhe të larmishme që do më vendoste në kontakt të drejtpërdrejtë me njerëzit. Gjithashtu më pëlqen të punoj në një ekip, të jem i sjellshëm, i besueshëm dhe komunikues. Mezi pres të mësoj shumë nga kolegët e mi me përvojë dhe t'u ofroj vizitorëve të mk | hotel një qëndrim të këndshëm dhe shërbim perfekt me anë të mprehtësisë, ideve krijuese dhe temperamentit time qetë.