Schlossparkhotel Mariakirchen - Rreth nesh - Histori
Histori

Hoteli me histori

Në vitin 1130,
prejardhja fisnike e Shën Mariaekirchenit ishte e dokumentuar.

Në vitin 1453,
Alban Closner bleu Hofmark Mariakirchen.

Në vitin 1550,
çifti Georg von Closen dhe Barbara von Nothaft ndërtuan kështjellën në formën siç e kemi dhe sot. Porta me stilin rilindas e cila është bërë nga guri dhe e vendosur në oborrin e brendshëm tregon stemën e martesës të çiftit. Sot, kalaja ofron mundësi të ndryshme për konferenca, evente kulturore, si dhe festime të tjera.

Në vitin 1678,
Baroni i von Pfötten bleu kështjellën. Mbeti në pronësi të familjes Pfötten deri në vitin 1810..

Rreth 1700,
u ndërtua shatërvani barok në oborrin e brendshëm të kështjellës, si dhe kisha me pikturën e mrekullueshme të tavanit. Aty tregohet Shën Marina e Loretto-s, si dhe katër kontinentet e njohur më parë dhe katër elementët (zjarri, ajri, uji, toka).

Në vitin 1752,
Baroni i Pfetten ndërtoi fabrikën e birrës që i përket kështjellës. Birra prodhohej në mënyrë tipike për përdorim vetjak.

Në 1785/1786,
U ndërtua stalla e Manorit me kullën e saj boheme. Ajo u përdor për qëllime bujqësore deri në fund të Luftës së Dytë Botërore. Megjithëse ndërtesa ishte nën mbrojtjen e monumenteve, ajo u lirua për prishje për shkak të kushteve të saj të mjeruara në vitin 2000. Megjithatë, ne vendosëm të mbanim këtë kullë të bukur. 

Nga 1810 deri në 1854,
kishte katër pronarë të ndryshëm.

Në vitin 1848,
Kontët e Deym, me prejardhje nga Arnstorf, blenë kështjellën Mariakirchen. Ata e quajtën  të veten deri në vitin 2002.

Në vitin 2002,
kompania Lindner bleu kështjellën, ndërtesën ngjitur dhe parkun. Schlossbräu, një fabrikë birre me pijetore dhe kopsht birre u krijua në stallën e vjetër. Llojet e birrës: bjonde, e zezë dhe weiss si dhe Schepsi me përqindje të ultë alkooli janë të gjitha të prodhuara në vend. Ata lenë një shije natyrale dhe janë të pa filtruara. Birra shijon edhe më mirë me një meze tipike bavareze. Në prill 2008, Schlossbräu Mariakirchen festoi pesë vjetorin e saj.

Në vitin 2007,
Schlossparkhotel hapi dyert. Ndërtesa e re me fasadën e saj të gjelbër prej qelqi zhytet thellë në Schlosspark dhe krijon një kontrast të mrekullueshëm ndaj ambientit historik të kështjellës. Të 35 dhomat kanë një stil modern dhe një dizajn të pastër gjeometrik. Schlossparkhotel me katër yje mbyll rrethin: takime, festa dhe gjumë rigjenerues në Kështjellën Mariakirchen.

Në vitin 2009,
i pari mk | hotel u hap në Mynih nga Schlossbräu Mariakirchen GmbH.Në vitet që pasuan, u nërtuan edhe 8 hotele të tjera.

Në vitin 2016,
Schlossparkhotel është zgjeruar duke kaluar në Hofwirtin fqinje.Katëmbëdhjetë dhoma, një sallë bowling dhe një sallë teatri i bashkohen ofertës në Kështjellën Mariakirchen.