Schlossparkhotel Mariakirchen - Schlossbräu
Schlossbräu

Për shijen e mirë

Në Schwemm mysafirët vijnë që të takohen me njëri-tjetrin për një pije, bisedë, diskutim dhe ndoshta për një lojë me letra.

Braustube me kazanët prej bakri është zemra e Schlossbräu, ju mund të shihni nga afër se si prodhohet Schlossbräubeer Mariakirchner sipas Ligjit Gjerman të Pastërtisë. Por jo vetëm: "Stammtisch-i" i madh ofron hapësirë të mjaftueshme për ju dhe miqtë tuaj, për të shijuar birrën tonë, mezet ose edhe një gic të pjekur.

Schreckstube e merr emrin nga një tavernë e vjetër në Mariakirchner. Për shkak të ndarjes vizuale nga Braustube, ju mund të festoni të pa shqetësuar me deri 30 persona të tjerë, por njëkohësisht mund të shihni se ç'ndodh në Braustube.

Në sallën tonë të vogël ju mund të festoni pa u shqetësuar me deri 70 mysafirë të tjerë dhe në sallonin e madh ka kapacitet deri 130 mysafirë. Nëse doni të festoni me më shumë njerëz, ne lehtësisht mund të hapim muret e lëvizshme prej druri ndërmjet sallës së vogël dhe asaj të madhe. Pa kësaj ju do të pëftoni një sallë elegante që mban deri në 200 njerëz. Do të ishte një kënaqësi për të shërbyer një bufe plot imagjinatë në 'Lore', tavolinën tonë rrëshqitëse me binarë, ose një meny të zgjedhur prej jush.

Orari i hapjes

Verë (maj - shtator)

Nga e hëna deri të premten: 16:00-23:30
Të shtunën: 12:00 deri në 23:30
Të dielën: ora 11:00 deri në 23:30

Dimër (tetor - prill)

Nga e hëna deri të shtunën: 16:00-23:30
Të dielën: 12:00 deri në 23:30


Mbyllur të Premten e Mirë dhe Ditën e Gjithë Shenjtorëve!